Një aktor është gjetur i pa jetë në shtëpinë e tij në Romë. Mediat italiane bëjnë me dije se aktori Paolo Calissano i lindur në Genova 54 vjet më parë dhe u bë një fytyrë e famshme e trillimeve në vitet 1990 dhe 2000.
Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën nga mbidoza, pasi në shtëpinë e tij në lagjen Balduina, u gjetën disa pako me ilaçe dhe medikamente psikotrope që aktori me sa duket po i merrte për të trajtuar një formë depresioni që vuante.