Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mësuesi i Vitit 2021”, përzgjidhen 51 mësues nga gjithë Shqipëria

13:23 / December 31, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesuesit ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

51 Mësues nga e gjithë Shqipëri janë përzgjedhur si “Mësues i Vitit 2021”, duke u vlerësuar me certifikata nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi për punën dhe kontributin e tyre të veçantë në mësimdhënie.

“Ndamë sot momente të bukura dhe emocionuese me “Mësuesit e Vitit” nga të gjitha zyrat vendore të arsimit parauniversitar. Falenderime pafund dhe mirënjohje për secilin prej tyre por edhe për të gjithë mësuesit tanë, për kontributin që japin çdo ditë në edukimin e brezave të rinj. Gëzuar festat dhe një vit të mbarë!”, shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

Gjatë këtij aktiviteti Kushi është shprehur se momentet e festave të fundvitit janë më të mirat për të falënderuar dhe shprehur mirënjohje ndaj mësuesve, për punën që kanë bërë gjatë gjithë vitit.

Ajo u shpreh se mësuesit janë figura frymëzuese për nxënësit e tyre me anën njerëzore dhe profesionale që reflektojnë, ndaj dhe ka kërkuar nga të gjithë mësuesit në Shqipëri që të vijojnë të bëhen frymëzim për nxënësit e tyre jo vetëm me vlerat më të larta dhe integritetin profesional, por edhe me vlerat më të mira njerëzore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.