Artisti i mirënjohur Agron Llakaj rrëfeu se si i ka shkuar viti 2021 në planin personal dhe atë artistik.
Aktori i dashur i humorit për familjet shqiptare rrëfeu një moment shumë të vështirë pak muaj më parë kur atij u desh të përballej me humbjen e motres për shkak të Covid-19.
Mirëpo përtej një moment kaq të vështirë, Agron Llakaj tha se 3 ditë më pas iu desh të ngjitej në skenë në shenjë respekti për publikun që e do dhe e mbështet prej shumë vitesh.
“Këtë vit unë humba motrën, ishte e papritur. Artistin kështu e ka bërë Zoti, duhet të dalë mbi veten, sepse të jesh aktor është një sakrilegj. Realitet i vështirë , por ia kemi dalë, duke u dhënë buzëqeshje publikut. Sepse në fund të fundit pavarësisht se vaksina thonë që është shpëtim, unë mendoj se e qeshura mund shumë gjëra” rrefen Agroni mes lotëve që nuk i mbajti dot.
