Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohen porositë e Ruçit për deputetët: Mos u ulni në kafe me…

14:35 / March 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pati disa porosi dje për deputetët socialistë për seancën e së mërkurës.

Mbledhja u zhvillua pa praninë e Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një aktivitet të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Fillimisht Ruçi lajmëroi deputetët se seanca do të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00, pasi e enjtja është ditë pushimi për shkak të Ditës së Verës. Ai u ka kërkuar deputetëve socialistë në sallë të mos komunikojnë me deputetët e opozitës, që po hyjnë nga listat e dy partive.

“Jemi nën monitorim nga kamerat. Nuk është mirë që ju të shkoni të uleni në tavolinat e tyre dhe të bëni humor me ta. Kaq duan ata që dolën jashtë Parlamentit, që të thonë’ja deputetët e rinj dhe socialistët janë bërë njësh’”, mësohet të jetë shprehur kreu i Kuvendit në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS-së.

Ndër të tjera, ai kërkoi që deputetët e maxhorancës të fokusohen gjatë diskutimeve të tyre vetëm te rendi i ditës dhe të mos merren me opozitën.

“Në diskutimet tuaja në Parlament përqendrohuni në rendin e ditës dhe mos u merrni me opozitën dhe akuzat e saj në drejtimin tonë. Ata zgjodhën të jenë jashtë dhe për sa kohë ata nuk janë aty, ne s’kemi pse të merremi me ta. Fokusohuni te njerëzit që ju kanë votuar dhe tek ata që përfitojnë nga projektligjet që ne miratojmë. Kur flisni, kini parasysh se ata ju ndjekin dhe presin nga ju zgjidhje të problematikave të tyre”, ka vijuar Ruçi.

Kreu i Kuvendit ka kërkuar më shumë disiplinë gjatë orëve të seancës plenare. “Shumë herë shoh karriget bosh të deputetëve, ndërkohë që kolegët e tyre flasin në foltore. Ju lutem të jeni prezentë gjatë gjithë kohës në Kuvend, për të përmbushur siç duhet detyrimin tonë ndaj atyre që na kanë zgjedhur”, mësohet të jetë shprehur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në këtë seancë pritet të betohen edhe 6 deputetë të rinj të opozitës, të cilët marrin mandatin nga KQZ-ja pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar. Pritet që në Kuvend të ulen 13 deputetë opozitarë nga lista e dy partive. 4 kandidatë nga listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës pranuan mandatin dhe u betuan deputetë javën e kaluar, 5 kandidatë nga PD-ja dhe LSI-ja e morën dje mandatin nga KQZ-ja, ndërsa në Kuvend janë dhe tre opozitarët që nuk hoqën dorë nga mandati: Mylsim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka, duke e çuar në 12 numrin e deputetëve të opozitës në Kuvend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.