Gjykata e Posaçme shtyn për në 17 janar, ora 11:00 seancën ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e gjyqtarit Florian Kalaja për t’u njohur me dosjen.
Një ditë më parë, Kalaja zëvendësoi gjyqtaren Daniela Shirka, e cila dha dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.Më herët, ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje Miliana Muça dhe Ilirjana Olldashi. Aktualisht, trupi gjykues përbëhet nga Florian Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, të tre të deleguar nga apelet e zakonshme.
