Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, Roland Bejko u shpreh sot në “ABC Live” se Sali Berisha duhet të largohet se nuk ka çfarë jep më shumë sesa ka dhënë në 30 vite politikë.
Teksa po komentonte “LIVE” momentin kur ish-kryeministri po ngjiste shkallët e selisë blu, Bejko tha se Berisha duhet të ikë dhe të gëzojë pleqërinë. “Po ik ore në shtëpi gëzo pleqërinë, ngele rrugëve”.
