Një ditë para protestë kombëtare të thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, ky i fundit sapo ka mbërritur në selinë e PD-së.
I shoqëruar nga deputetët Berisha ka thënë se Lulzim Basha i dha fund karrierës së tij politike, ne dëm të nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij.
Në një komunikim me median, Berisha tha se ka informacione të sakta se brenda ka njerëz të armatosur dhe tha se mercenrarët duhet të dalin nga selia.
“Absolutisht kemi informacione, i kemi të regjistruar. Unë ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja të rendë. Kemi padyshim emri, pasi pa emra nuk flasim në asnjë mënyrë. Por përgjegjës është Lulzim Brava dhe mashtron. Ne i kemi me emra dhe mbiemra”.
Më tej tha se blindat që janë vendosur brenda PD-së do t’i dërgohen Lulzim Bashës afër shtëpisë.
“Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen, në mënyrën më të vendosur që selia do t’u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Rama dhe Basha në ndërtesë të lirisë. Çdo blind që është vendosur në këtë ndërtesë do të ngarkohen me kampion dhe do t’i dërgohen Bashës afër shtëpisë”.
Ndërkohë tha se do të hyjnë në ndërtesë dhe nuk do të dhunojnë askënd.
“Se ku do jetë Basha ajo është punë e tij, ne nuk i ndërhymë. Një gjë është e sigurt ne nuk hyjmë këtë ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri. Por paralajmëroj mercenarët që të dalin nga ndërtesa, mos të rrinë këtu”.
