Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazment Bardhi: Sali Berisha kërkon nesër gjakderdhje. Kemi marrë çdo masë

15:06 / January 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61d8333b2ab55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar sot skenarin e Sali Berishës për akte dhune në protestën e 8 janarit, të shtunën, që është thirrur të mbahet në ambientet e jashtme të selisë së PD-së.

Sipas Bardhit, “Berisha kërkon gjakderdhje”. Bardhi i referohet për këtë akuzë deklaratës së një prej anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mbëshetës i Berishës.

Ndërkohë duke komentuar deklaratat e bëra nga vetë ish kryeministri Berisha të premten jashtë selisë së PD-së, Bardhi tha se lideri historik i demokratëve nuk i mohoi që ka skenarë dhune për protestën e të shtunës.

“PD ka marrë cdo masë teknike organizative për të shmangur cmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët, që kjo seli mos kthehet në një arenë ku përplasen demokratët me demokratër për t’u bërë dhurata më e cmuar e Ramës.

Ky është qëllim i protestës që ka thirrur nesërr Sali Berisha e përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë.

Sali Berisha kërkon sic thonë njerëzit e tij nesër gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së

E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet komiteti i Rithemelimit?

Ka folur e flet për gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së.

Berisha ka provuar më shumë se një herë se tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.

Qartësisht sot nuk mohoi që ka skenarë dhune që pakica e udhehequr prej tij t’u imponohet shumices se demokrateve.

Ky skenar dhune ka për të dështuar se demokratët kanë betejë me regjimin e Edi Ramës”, u shpreh për mediat Gazment Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës sot seancë, në rend dite deklarata për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK

10:05 / September 28, 2026

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

09:59 / September 28, 2026

Kuvendi organizon sot konferencën ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së

08:38 / September 28, 2026

Rama ndan pamje nga rruga Shirokë-Zogaj: Një udhëtim mes liqenit dhe malit

08:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.