Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zhupa: Nesër demokratët do ta refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje

20:49 / January 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u është drejtuar demokratëve, pas thirrjeve për protestë që pritet të zhvillohet nesër në selinë e PD.

Sipas saj, demokratët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, duke përkrahur Kuvendin e 18 dhjetorit dhe “me maturi e qetësi mbështetën të ardhmen”.

Zhupa tha se nesër mbështetësit, demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata, duke mos përkrahur thirrjet për gjakderdhje në një protestë “absurde kundër PD-së”.

Statusi

Demokratët janë të mençur!

E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen!

E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës non grata në të ashtuquajturin referendum. Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90 % e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës non grata kundër PD.

Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokrateve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhe edhe nesër.

Demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata. Do te refuzojnë t’i japin oksigjen qeverisjes me te keqe qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, duke u përcarë mes vetes!

Jam plotësisht e bindur se nesër demokratët do të tregojnë se refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje në një proteste absurde kundër PD.

Me kthjelltësinë tonë dhe kurajon për të ecur përpara, nesër do te bëjmë gjithcka për ta kaluar me qetësi këtë valë dhune destabilizuese. Lufta opozitare për të zhbërë regjimin e Edi Ramës nuk do të ndalet në asnjë rrethanë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

“Shqipëria e do Bashkimin Evropian”/ Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

11:18 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.