Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpërthen ish-deputeti Fatos Hoxha: Të arrestohen organizatorët e dhunës (edhe Berisha)

19:15 / January 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Fatos Hoxha e ka cilësuar një turp shfaqjen e sotme në PD, ku mbështetësit e Berishës tentuan me dhunë që të futen brenda selisë. Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se “përplasja e sotme nuk ishte e demokratëve, por ishte vetëm e horrave, ishte e Berishës dhe e Bashës, e askujt tjetër”.  Ai nënvizon se policia duhet të ndalojë autorët, organizatorët, nxitësit dhe urdhërdhuesit e dhunës, shkatëreimit të pronës dhe të pushtimit të institucioneve. Sipas ish-deputetit demokrat, nëse sot koka e krimit nuk arrestohet në flagrancë, atëherë shteti ligjor në Shqipëri është ëndërr dhe bëhet dot realitet.

Postimi i plotë:

Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik.

Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.

Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje.

Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror.

Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.

Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale.

Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.

Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.

Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes. Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter.

Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.

Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit.

Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord. Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media. Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet.

Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Kosovë/ Hamza: Nëse kalon projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë për presidentin

11:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.