Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sulmi në PD, Zëri i Amerikës: Berisha ‘non grata’ e kishte paralajmëruar dhunën

09:41 / January 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmin e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Partisë Demokratike ditën e djeshme e ka komentuar edhe ‘Zëri i Amerikës’. Në lajmin e gjatë të detajeve të asaj që ndodhi dje VOA shkruan se organizatorët e kësaj proteste më së shumti kishin mobilizuar të rinj dhe adoleshentë në veprimet e dhunshme dhe nuk shprehën ndonjë distancim nga dhuna e ushtruar ndaj selisë së PD-së, madje pohuan se do të protestojnë përsëri.

“Ata u larguan duke lënë pa asnjë derë e dritare selinë qendrore të Partisë Demokratike, që ata e quajnë shtëpia e lirisë dhe e demokracisë, pasi e goditën me të gjithë sendet e forta, pajisje hekurthyese nga më të ndryshmet”, shkruan Zëri i Amerikës.

Sipas VOA protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndërsa policia ndërhyri për të rivendosur sigurinë, pasi protestuesit kishin mundur të depërtonin në brendësi të godinës.

“Qëllimi i deklaruar më herët ishte të largonin nga selia kryetarin e Partisë Demokratike, pas vendimeve që ai kishte marrë kundër ish kryetarit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cenim të demokracisë.

Protestuesit kishin marrë me vete edhe shkallë metalike për të depërtuar në katin e dytë nga fasada kryesore, ku kanë qëlluar me gurë e sende të forta, Mbështetësit e zotit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zpraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu u zprapsën, ndërsa nga brenda selisë u përdor gaz për t’i mbajtuar ata larg. Një derë e blinduar në krahun e djathtë të godinës u arrit të hapej. Disa organizatorë me megafonë nxitën pjesëmarrësit e pozicionuar më larg, që të afroheshin përqark selisë së PD-së për të vazhduar protestën”, citohet në shkrimin e Zërit të Amerikës.

Në shkrim nënvizohet edhe se fakti se Prokuroria e kryeqytetit e rrethoi zonën si një skenë krimi dhe për disa orë oficerët e policisë gjyqësore dokumentuan aktet e dhunës. Ndërkohë disa dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariate gjatë orëve të pasdites.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë

15:09 / September 18, 2026

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026

7 mijë m² tokë e konfiskuar në Tiranë, strehë për kafshët e braktisura

12:04 / September 18, 2026

U miratua nga Kuvendi me 84 vota, Presidenti dekreton ligjin për pagat e gjyqtarëve. Hyn në fuqi menjëherë

10:48 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.