Një ditë pas protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha, kjo është panorama në selinë e PD-së. Xhama të thyer dhe dyer të shqyera.
Makinat që ndodhen në oborrin e selisë së PD duken qartë të dëmtuara. Një pjesë prej tyre kanë të dëmtuar xhamat.
Ndërkohë disave të tjera iu janë shpuar gomat nga protestuesit. Parkimi i automjeteve para selisë , u përdor si strategji nga PD për të mos lejuar grumbullimin e protestuesve, por duket se protestuesit nuk i kanë marrë parasysh.
Hyrja e selisë e tregon qartë çfarë ka ndodhur një ditë më parë, dyert dhe dritaret janë të thyera dhe të shkatërruara.
