Kjo e dielë duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë për kreun e qeverisë. Pas bashkëbisedimit me demokratët në Facebook nga zyra e tij në Kryeministri, Rama është detyruar të ndalojë për pazaret e shtëpisë.
“Kur i thua gruas po kthehem nga puna dhe të thotë mos hajde pa domate”, shkruan Rama. Edhe më herët, kreu i qeverisë ka deklaruar se “komandantja” në shtëpi është Linda.

