Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një tërmet të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.
Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë, sipas shkallës MSK-64.
Nuk ka njoftime për dëme.

