Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Rritje e frikshme e infektimeve që nga fillimi i pandemisë

21:18 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infektimeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, java e fundit shënoi rritjen më të madhe të rasteve të reja me Covid që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në total, nga 4 janari deri sot, janë rregjistruar 9267 të infektuar, gati trefishi i rasteve të javës pararendëse. Mesatarja ditore e të infektuarve rishtazi, rezulton të jetë prej më shumë se 1300 raste, ose 4 herë më shumë se mesatarja ditore në muajin dhjetor.

Gjatë javës së fundit edhe testimet shënuan gjithashtu një rekord me një total prej gati 45 mijë tamponësh. Megjithatë, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u ngjit dukshshëm, duke kapur nivelet e 20.6 përqind, nga 12.5 që ishin një javë më pare, dëshmi e një përkeqësimi të fortë të gjendjes. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

E hëna ishte dita me më pak raste, kur dhe testimet po ashtu u ulën. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në 41 nga 61 bashkitë e të gjithë vendit.

Situata në spitale pati një përkeqësim të lehtë dhe deri sot pasdite të shtruar ishin 129 pacientë nga të cilët 15 në gjendje të rënduar. Ndërkohë që në total, gjatë 7 ditëve të fundit, pati 19 viktima, ose dy humbje jete më pak se një javë më parë. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë rregjistruar mbi 3200 të vdekur, dhe mbi 220 mijë raste, nga të cilat, mbi 150 mijë, gjatë vitit të shkuar.

infektimeve pandemise Rritje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.