Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përjashtohen nga PD

08:20 / January 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike. 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu. Këto vendime të rëndësishme u morën gjatë mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00 brenda në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës

Mbledhja filloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;
Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;
Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;
Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike;

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

  1. Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.
  2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:
  3. Sali Berisha
  4. Flamur Noka
  5. Edmond Spaho
  6. Albana Vokshi
  7. Bujar Nishani
  8. Arben Ristani
  9. Rigels Muçollari
  10. Keltis Kruja
  11. Klevis Balliu
  12. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:
  13. Agron Shehaj
  14. Aldo Bumci
  15. Belind Këlliçi
  16. Blendi Himçi
  17. Clirim Gjata
  18. Edi Paloka
  19. Edith Harxhi
  20. Eno Bozdo
  21. Ervin Minarolli
  22. Genc Deromemaj
  23. Genc Pollo
  24. Gent Strazimiri
  25. Ivi Kaso
  26. Ledina Mandija
  27. Lorenc Luka
  28. Luan Baçi
  29. Mimoza Hajdrmamataj
  30. Oerd Bylykbashi
  31. Tritan Shehu

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet

14:05 / July 24, 2026

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.