Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë nën hetim nga policia e Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga ka rënë një 52-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të mitur.
Ndërsa një një person me inicialet E.T., është arrestuar në flagrancë pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ duke dalë nga banesa.
Sakaq, dy të rinj janë nën hetim nga policia pasi u kapën duke vendosur baste sportive online në lokalet e tyre.
