Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1786818644 fotoilustruese sd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj janë vënë sot në pranga nga policia e Tiranës, pasi kanë tentuar t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, Kreut të FSHF, duke iu prezantuar si Taulant Balla.

Por ky nuk është rasti i parë kur të rinj përdorin këtë skemë për të zhvatur para nga biznesmenë.

Skema e mashtrimit që dyshohet se lidhet me Florian Gjergjin dhe një grup që vepron me të, është shfaqur në disa raste të tjera, me një mënyrë të përsëritur veprimi: përdorimi i emrave të personazheve të njohur për të krijuar besueshmëri dhe më pas kërkesa për shuma të mëdha parash.

Në rastet e raportuara, personat që vepronin në kuadër të skemës prezantoheshin si zyrtarë të lartë apo figura publike.

Në një prej rasteve, përdorej emri i kryebashkiakut të Vlorës, ndërsa në raste të tjera emra të njohur të politikës. Kontakti bëhej përmes aplikacioneve të komunikimit dhe viktimave u kërkoheshin shuma parash, duke u krijuar përshtypjen se kërkesa vinte drejtpërdrejt nga personi që i shkruante.

Një nga rastet më të bujshme ishte përdorimi i emrit të Taulant Ballës. Një biznesmeni iu dërgua mesazh nga një person që pretendonte se ishte Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro, me argumentin se paratë do të merreshin nga një person i njohur i tij.

Kjo skemë dyshohej se lidhej me Florian Gjergjin.

Në një tjetër episod, grupi dyshohej se kishte tentuar t’i merrte një biznesmeni 100 mijë euro, ndërsa në rastin e vitit 2023 bëhej fjalë për persona që prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe kërkonin para në emër të tyre.

Skema shfaqet sërish në rastin e bërë publik sot, ku në shënjestër ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Dy të rinj dyshohet se e kontaktuan përmes një profili të rremë, duke përdorur emrin e Taulant Ballës, dhe i kërkuan 100 mijë euro. Fillimisht kërkesa ishte për pagesë në kriptomonedha.

Duka dyshoi për mashtrimin dhe njoftoi Policinë. Në vijim u organizua dorëzimi i parave dhe një agjent i infiltruar iu prezantua të dyshuarve si djali i kreut të FSHF-së. Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë në momentin kur po kryhej dorëzimi i shumës.

Ajo që bie në sy në episodet e raportuara ndër vite është përdorimi i përsëritur i emrave të personazheve të njohur si pjesë e skemës për të fituar besimin e viktimave. Nga një kryebashkiak te një ministër dhe tashmë në rastin e Armand Dukës, emri i një figure publike përdoret si pikënisje e komunikimit dhe si mjet për ta bërë kërkesën për para më të besueshme.

Skema e sotme nuk dihet nëse lidhet ose jo me grupin e Florian Gjergjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm për WhatsApp-in – AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar

16:05 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ethet e Nilit në Maqedoninë e Veriut, shkon në dhjetë numri i viktimave

15:38 / September 28, 2026

“A doni të blini armë nga SHBA?”/ Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin

15:34 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.