Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Berisha bëri aktin final kundër PD’, anëtari i Kryesisë: Shpallja e tij non-grata nga SHBA një lajm i mirë!

20:16 / January 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yt 750x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i kryesisë Agron Kapllanaj, është shprehur se shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata është një lajm i mirë jo vetëm për PD, por edhe për të vendin.

Sipas tij  shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra një parësore.

Reagimi:

Mbledhja e kryesisë së PD ishte një nga më të mirat që PD ka bërë ndonjëherë. Mendimet u thanë hapur, kritikat po ashtu. Gjykoj se edhe vendimet e marra në unanimet i shërbejnë të ardhmes më të mirë të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Demokratët në qarkun e Fierit e dinë qendrimin tim për Sali Berishën. Prej kohesh e kam konsideruar si të keqen e PD, pengesën kryesore për rikthimin në pushtet të PD. Përkraha, nxita dhe votova pa asnjë rezervë vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike për të shpëtuar demokratët nga një e shkuar primitive, që na ka zvogëluar gjatë gjithë këtyre viteve dhe na ka larguar nga pjesa më e madhe dhe më cilësore e shoqërisë, per te shpetuar shqiptaret nga nje njeri qe nuk njeh limit per pushtet.

Me kolegët në kryesi ndava opinionin se shpallja e tij non grata nga SHBA ishte nje lajm i mirë për vendin dhe ne veçanti per PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore. Për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë Sali Berisha përdora nje shprehje: “Sali Berisha për pushtet ha edhe fëmijët e tij”, por të shtunën ai dështoi të arrijë objektivin e tij,  sepse na nënvlerësoi ne të gjithëve. Mendoi që ne do të frikësoheshin nga dhuna e tij dhe nuk do të bënim rezistencë. Të shtunën, Sali Berisha bëri aktin final kundër PD dhe ne duhet të bënim aktin tonë final për t’u ndarë nga mentaliteti i tij i dhunës!

Pas kësaj ne duhet të takohemi intensivisht me njerëzit. Sali Berisha të shtunën humbi shumë mbështetje! Na duhet te flasim dhe t’i bëjmë për vete ata demokrat që janë te merzitur për shkak te humbjes  se 25 Prillit. Ndoshta nuk vijnë menjëherë, por koha punon për ne, për demokratët! Partia Demokratike është familja jonë e perbashkët!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.