Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

OBSH: Javën e shkuar u shënuan 7 milionë raste te reja me Omicron në Evropë

08:43 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
omicron1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa varianti Omicron përhapet me shpejtësi në Evropë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve evropiane që ta bëjnë të detyreshme përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura dhe t’i japin përparësi vaksinimit, edhe me dozë përforcuese, për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë, si punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit.

Gjatë javës së parë të janarit në Evropë janë identifikuar më shumë se 7 milionë raste të reja me variantin Omicron, çka përbën dyfishim të rasteve në vetëm dy javë.

Drejtori i OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Kluge tha në një konferencë shtypi se 26 vendet evropiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID.

Zoti Kluge shtoi se situata aktuale po shuan shpresat e vendeve që të prandalojnë mbingarkesën në sistemet e tyre të shëndetësisë.

Ai parashikon infektimin e gjysmës së popullsisë në Evropën Perëndimore në gjashtë deri tetë javët e ardhshme.

“Omicron lëviz më shpejt dhe shtrihet më gjerë se çdo variant tjetër i koronavirusit. Prandaj u bëjmë thirrjeve vendeve që ta bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave të cilësisë së lartë në mjediset e mbyllura, të ofrojnë ato për kategoritë e rrezikuara dhe t’i japin përparësi vaksinimit të njerëzve edhe me dozën përforcuese. Punonjësit shëndetësorë dhe të tjerët që kryejnë punë thelbësore duhet të kenë qasje të hershme në dozën përforcuese, që shërbimi i tyre të mos ndalet”, thotë ai.

Më herët zyra e OBSH-së në Gjenevë u kishte kërkuar vendeve të pasura që të mos fillonin shpërndarjen e dozave përforcuese por t’i dhuronin ato tek vendet e varfra, ku nivelet e vaksinimit janë ende të ulta.

Ndërsa Omicroni vazhdon të përhapet në lindje të kontinentit evropian, zoti Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri.

Në Danimarkë, theksoi ai, shtrimet në spital të të pavaksinuarve ishin gjashtë herë më të larta se të atyre që janë imunizuar./VOA

Omicron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.