Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Biontech dhe Pfizer prodhojnë vaksinë të përshtatshme për Omikronin

10:15 / January 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
59350871 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania farmaceutike Mainz Biontech dhe partneri i saj amerikan Pfizer kanë filluar prodhimin e një vaksine antikorona për variantin Omikron.

Biontech prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndetësinë. Një studim klinik për vaksinën do të fillojë në fund të janarit, shtoi ai. Sipas Biontech-ut, vaksina e modifikuar mund të lëvrohet që në mars, po të merren autorizimet administrative.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk ka deklaruar ende nëse e konsideron të nevojshme një vaksinë të përshtatshme për Omikron me një përbërje të ndryshme.

BioNTech: Sistem paralajmërimi të hershëm për variantet me rrezik të lartë
BioNTech ka zhvilluar gjithashtu me kompaninë britanike InstaDeep një sistem paralajmërimi të hershëm për zbulimin e varianteve me rrezik të lartë të koronavirusit.

BioNTech e ka zhvilluar metodën e re llogaritëse me kompaninë britanike InstaDeep, për të parashikuar variantet me rrezik të lartë të SARS-CoV-2. Është një lloj sistemi i paralajmërimit të hershëm i bazuar në të dhënat e llogaritura nga inteligjenca artificiale (AI). Varianti i Omikronit shumë ngjitës u klasifikua nga sistemi si një variant me rrezik të lartë në ditën e parë që ishte e disponueshme sekuenca e tij.

Metoda e re kombinon strukturën e proteinës Spike me algoritmet e AI për të identifikuar variantet potencialisht të rrezikshme të virusit korona në më pak se një ditë, shpjegoi BioNTech. Për ta bërë këtë, sistemi përdor informacion nga bazat e të dhënave të sekuencës Covid, si p.sh. përshtatshmërinë virale të virusit dhe karakteristikat e tij pushtuese imune.

Variant i ri i padëmshëm francez
Gjatë periudhës së provës, sistemi zbuloi më shumë se 90 për qind të varianteve virale të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dy muaj përpara. Variantet Alpha, Beta, Gamma, Theta, Eta dhe Omikron të identifikuara nga OBSH u zbuluan në të njëjtën javë që sekuenca e tyre u ngarkua për herë të parë.

Varianti i vërejtur së fundmi në Francë u vlerësua gjithashtu nga sistemi i ri. Rezultatet tregojnë se aftësia e tij për të anashkaluar sistemin imunitar është e ngjashme me atë të variantit Omikron, por ai shfaq dukshëm më pak zhdërvjelltësi. Sipas BioNTech, kjo e bën atë më pak shqetësues duke pasur parasysh të dhënat aktuale.

“Zbulimi i hershëm i varianteve potenciale me rrezik të lartë mund të jetë një mjet efektiv për të dhënë paralajmërim në kohë për studiuesit, zhvilluesit e vaksinave, autoritetet shëndetësore dhe politikëbërësit, gjë që do t’u jepte atyre më shumë kohë për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër tyre,”tha Ugur Sahin, president i BioNTechut.

Në fund të vitit 2020, BioNTech kishte hyrë në një partneritet afatgjatë me InstaDeep, një specialist i inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të zhvillonte imunoterapi të reja./DW/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Helikopteri u rrëzua dhe më pas shpërtheu në flakë/ Flet xhaxhai i pilotit britanik që shpëtoi mrekullisht nga tragjedia në Greqi: Asgjë nuk do ta ndalojë të fluturojë përsëri

17:50 / August 4, 2026

KPK hap konkursin për 34 prokurorë të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb

17:00 / August 4, 2026

Merr flakë dhe përmbyset gomonia me 157 emigrantë në Kanalin Anglez, shpëtohen të gjithë

15:59 / August 4, 2026

Thatësira dhe zjarret godasin ullishtet e Europës, fermerët japin alarmin: Do kemi më pak prodhim, çmimi i vajit të ullirit do të rritet

13:45 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.