Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Konferenca e Kryetarëve/ Balla ndan detaje nga mbledhja: Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut një nevojë

12:45 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla 770x381 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, në një deklaratë për mediat, tregoi se kanë diskutuar në Konferencën e Kryetarëve mundësinë për shtyrjen e afateve të organeve të Vettingut.

Ai tha se ky hap duhet bërë sa më shpejt. Sa i përket agjendës politike, sipas Ballës, Shqipëria aspiron që të futet në BE dhe brenda këtij viti të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë me agjendën e rëndësishme të rrugës Evropiane të Shqipërisë. Viti 2022 është i rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjatë këtij vitit do të kemi mundësi të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Unë mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërisht Konferencën e Parë Ndërqeveritare sepse s’ka asnjë pengesë.

Unë besoj që pritshmëria e partnerëve, është që ne në frymën e një përgjegjësie të madhe që kemi ndaj fateve të vendit ta përmbyllim në datat e para të sesioneve për të shtyrë Vettingun. Ne kemi disktuar edhe për aspekte të tjera në Kryesi. Janë shumë projektligje që do të diskutohen. Janë depozituar shumë projektligje të tjera. Janë rreth 22 mijë zgjedhës, që kanë marrë iniciativën për ti propozuar Kuvendit dhe për një ligj për dhunën”, tha Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.