Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta takohet me Kryeministrin maqedonas: Vendet tona meritojnë çeljen e negociatave me BE

15:51 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dimitar Kovaçevski meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta u prit sot në një takim të përzemërt nga Kryeministri i mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Pasi i uroi shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore ndërmjet vendeve tona, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet dhe shprehu besimin se me përpjekje të përbashkëta do kalohen pengesat në një kohë të afërt.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi angazhimet konkrete të palës maqedonase për të avancuar me projektin shumë të rëndësishëm të Korridorit 8, që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke e përshëndetur përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, kyç për përparimin e demokracisë dhe prosperitetit të vendit fqinj, Presidenti Meta çmoi rolin dhe kontributin e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha zhvillimet demokratike dhe progresin e vendit në proceset euroatlantike.

Nga ana e tij, z. Kovaçevski siguroi se një nga prioritetet e Qeverisë së tij në fushën investimeve do të jetë pikërisht Korridori 8.

Gjithashtu, ai u shpreh se Qeveria e Tij do të jetë plotësisht e angazhuar në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe për thellimin, në të gjitha fushat, të bashkëpunimit me Shqipërinë, në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Alarm për WhatsApp-in – AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar

16:05 / September 28, 2026

“Jam Balla”/ E njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme. Rastet kur biznesmenëve në Shqipëri u janë zhvatur mijëra euro përmes ‘hiles’

15:45 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.