Sjellja e Donald Veshajt është komentuar shpesh, ndërkohë që një pjesë e mirë e njerëzve në rrjet janë të mendimit se ai është ende i dashuruar me moderatoren Bora Zemani.
Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur dhe gazetari Bledi Strakosha, sipas të cilit Donaldi gaboi dhe u nxitua kur u deklarua për Triksën.
“Tani Donaldi të rritet njëherë, është i papjekur, ti japë fund këtyre marrëdhënieve me dy porta, do të preferoja t’ia thoja këtë drejtpërdrejtë këtë.
Nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet personale mes njerëzve, por në rastin konkret, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur shprehin dashuri, vetmia iu krijon iluzionin që dashurojnë.
Personi që ka në krahë iu duket më i rëndësishëm sesa është vërtetë. Do të dëshiroja të piqej pak”, tha Strakosha.
Strakosha tha më tej se Triksa është fokusuar shumë te Donaldi, dhe kjo ndoshta e ka bërë atë të duket mbytëse në këtë marrëdhënie.
