Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Noka flet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria: U thirra nga pengmarrësi, ishte protesta më paqësore

15:59 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1642068990 SALANEPROKURORI1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar deklaratën e tij në prokurori deputeti demokrat Flamur Noka, i thirrur për të dëshmuarsi person që ka dijeni për ngjarjet në protestën dhunshme të 8 janarit. Pas daljes nga prokuroria Noka u shpreh ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas Nokës ai është thirrur në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Ramës. Noka tha se i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë dhunën barbare, të ushtruar sipas tij nga policia mbi demokratët, të hetojë Spartak Brahon për përhapje paniku se do të ketë vrasje deputetësh si dhe drejtorin e drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhgën.

‘Data 8 janar e dëshmoi të qartësisht, pengmarrësin dhe pengun si dy persona minues të pluralizmit dhe demokracisë. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët panë që bunkeri i krijuar në selinë e Partisë Demokratike ishte i ideuar nga pengmarrësit. Arsyeja e vetme ishte pengmarrja e opozitës. Sot me urdhër të pengmarrësit isha i thirrur në prokurori për një protestë demokratike, legjitime dhe më paqësore e zhvilluar ndonjëherë. Për cilësinë duhet të pyesni urdhëruesit. Prokuroria të hetojë për një mashtrim publik që pengu u ka bërë shqiptarëve më 18 dhjetor, duke gënjyer e mashtruar shqiptarët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë dhe dhunën e ushtruar barbare nga policia në shtëpinë e tyre, si dhe të hetojë një zjarrvënës si Spartak Braho duke shpikur lajme të rreme dhe duke krijuar panik. Si dhe i bëra thirrje të hetojë Sokol Bizhgën.’- tha Noka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.