Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prezantohet nisma ‘Micro Folie’, Kryeministri Rama: Do sjellim autobus lëvizës për operën dhe teatrin

18:16 / January 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2022 01 14 18h08m17s705
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë përuruar hapësirën më të re të industrisë kreative, “Micro Folie”, në kryeqytet, e cila synon të afrojë më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

Kryeministri Rama u shpreh se së shpejti do të vijë edhe një autobus lëvizës për aktivitete dhe spektakle në cdo komunitet. “Më vjen jashtëzakonisht mirë që u arrit të hapet tamam në fillim të këtij viti që është viti i “Tiranës Kryeqytet i Rinisë” dhe që është viti të cilin ne duam t’ia dedikojmë në tërësi rinisë dhe fëmijëve. Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e “Micro Folie” të sjellim edhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle që çon në komunitete operan, muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë ato më të aksesueshme, por edhe më të afërta me njerëzit në komunitet. Së shpejti do të sjellim autobusin e parë, por jo të vetmin dhe me Micro Folie nga njëra anë dhe me autobusët e spektakleve, besoj që do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës së kohës së lirë që kemi vendosur që të bëjmë çmos që ta mbushim me sa më shumë aktivitete dhe me sa më shumë mundësi për fëmijët dhe për më të rinjtë,” u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se si kjo qendër e parë që u hap në lulishten pas Kryeministrisë, do të ketë edhe të tjera në çdo cep të Tiranës.

“Që kur Kryeministri më tha përpara Vitit të Ri që kishte parë një koncept fantastik në Francë, ku praktikisht nga 5 kutiçka të vogla që mund të futen në një furgon hapet i gjithë ky ambient, si një tendë kryesisht për fëmijët që kanë dëshirë të merren me hapësirën digjitale, të shikojmë se si mund të bëjnë gjëra kreative me duart e tyre, me mendjen dhe fantazinë e tyre jam shumë i lumtur sot që arritëm ta sillnim këtë projekt nga Parisi në Tiranë. Micro Folie është ekzaktësisht ajo që ndoshta nuk e kemi në shtëpitë tona, ku shpesh herë na thonë: “mos e prek”, “mos e ngacmo”, “mos e prish këtë”! Këtu, në fakt çdo gjë lejohet. Kreativiteti, fantazia, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, përdorimi i mureve, printimi, qepja, të gjitha lodrat lejohen, ndaj dhe do doja shumë që ne këtë pilot të parë të cilin kryeministri insistoi ta bënim në zemër të Tiranës, ta trajtojmë si një histori suksesi që ne duam ta replikojmë edhe në Laprakë, Kombinat, edhe në Kinostudio, Sauk dhe në çdo cep të Tiranës e ndoshta edhe në çdo cep të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

“Micro Folie” përfshin muze digjitalë, laboratorë dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve me artin vendas dhe botëror.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, seanca ndërpritet sërish

13:01 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me sende të forta në drejtim të policisë, 6 efektivë të plagosur

12:48 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.