Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

FRESSH feston sot 30-vjetorin, Gjiknuri: E ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh

09:38 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fresh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, Partia Socialiste do të mbajë sot Kongresin e Rinisë. Kongresi do të mblidhet tek Amfiteatri në orën 11.00, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH. Prioritet i këtij Kongresi do të jenë strategjitë dhe programet e reja që ka qeveria për zhvillimin e rinisë.

Me një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shpreh mirënjohjen e tij për ata që themeluan Forumin Rinor Eurosocialist në vitin 1992.

Sipas Gjiknurit, njësoj si 30 vjet më parë, për PS ka një filozofi “e ardhmja është këtu dhe e ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh”.

Mirënjohje dhe respekt për atë grup të rinjsh dhe të rejash që në Janarin tashmë të largët të vitit 1992 zgjodhën me guxim të themelonin Forumin Rinor Eurosocialist. Këto 30 vite kanë dëshmuar më së miri se ata bënë zgjedhjen e duhur. Besuan tek Partia Socialiste dhe kjo parti u dha atyre mundësinë që të punojnë sëbashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Forumi Rinor Eurosocialist shërbeu si një fidanishte që i solli freskinë aq të nevojshme një partie që po transformohej e modernizohej me shpejtësi. Një forcë politike moderne, demokratike dhe e hapur si Partia Socialiste do të garantonte më pas një bashkëjetesë perfekte midis të resë dhe të vjetrës. Njësoj si 30 vjet më parë, për Partinë Socialiste ka një filozofi që qëndron në zemër të politikave të saj: e ardhmja është këtu dhe e ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë me energjinë e tyre të pashtershme për rrjetin gjithnjë e më të madh të rinisë socialiste!”, shkruan ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.