Policia e ka arrestuar tre persona për trafikim të lëndëve narkotike në Mirditë. Sipas bluve janë prangosur A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë. Gjithashtu janë sekuestruar 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia bën me dije se bazuar në informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
