Policia e Shkodres ka zbuluar mbrëmjen e të premtes një laborator droge në një banesë në Njësinë Bërdicë.
Në këtë operacion janë vënë në pranga tetë persona, mes të cilëve pesë janë punonjës të OSHEE-së. Tre të arrestuar mësohet se janë kapur në flagrancë në laboratorin e drogës.
Ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.
Blutë kanë sekuestruar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa prej të cilave, një mijë rrënjë ishin gati për t’u hedhur në treg dhe një mijë rrënjë më të cogla, të sapo mbjella.
EMRAT
Bledar Ahmeti lexues i zonës, punonjës i OSHEE
Indrit Taraboshi, shef ekipi i OSHEE
Paulin Carri shef i teknikes, OSHEE
Agron Hoxha dhe Hektor Lami, elektricist arkëtimesh
