Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kur duhet të shqetësohemi për alergjinë e syve

17:09 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Syte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sytë tanë vuajnë në varësi të kushteve sezonale që shkaktojnë konjuktivit alergjik. Majde ka simptoma për t’u kujdesur, por trajtimi ndryshon në varësi të ekzaminimit te okulisti. Kanceri i syve është po aq i rrezikshëm!

Por ajo që duhet të dini është:

Konjuktiviti alergjik është inflamacion dhe acarim i konjuktivës, pra membranës së hollë që mbulon bulën dhe pjesën e brendshme të qepallave. Kjo gjendje është shpesh sezonale (pranverë), por në disa raste shfaqet gjatë gjithë vitit.

Lloji që ekziston gjatë gjithë vitit është zakonisht për shkak të ekspozimit ndaj antigjeneve të tjerë si marimangat e pluhurit, qimet e kafshëve shtëpiake etj.

Simptomat e konjuktivitit alergjik

Simptomat janë kruajrje në sy dhe qepalla, lot, djegie dhe ndjesi e trupit të huaj, skuqje dhe ënjtje në qepallat.

Ekzaminimi nga një okulist konfirmon diagnozën. Në disa raste rekomandohet një ekzaminim nga një alergolog, në mënyrë që të bëhen disa analiza të lëkurës për të gjetur shkakun e alergjisë.

Konjuktiviti alergjik tek fëmijët

Tek fëmijët shfaqet ndonjëherë në moshë të re (parashkollore), është pak më e zakonshme tek djemtë dhe vërehet se simptomat zvogëlohen me rritjen (8-10 vjeç) në shumicën e rasteve.

Trajtimi i konjuktivitit alergjik

Oftalmologu do të përcaktojë trajtimin e nevojshëm. Trajtimi konsiston në përdorimin e shpeshtë të lotëve artificialë, përdorimin e pikave të syve antihistamine dhe pikave të syve me kortizon. Mbështesat e ftohta në qepalla dhe madje edhe shpëlarja me shumë ujë të ftohtë të rubinetit ofrojnë lehtësim.

Parandalimi i konjuktivitit alergjik

Konjuktiviti alergjik zakonisht nuk është i rrezikshëm për sytë, por është shumë i bezdisshëm. Pas sulmit të parë, pacientët ndërgjegjësohen për problemin dhe përgatiten duke filluar përdorimin e pikave antihistaminike të syve 1-2 javë përpara fillimit të zakonshëm të simptomave, kur sytë mbulohen me mjekim përpara se të bien në kontakt me antigjenet e stinës dhe kështu reagimireduktohet shumë ose dhe eliminohet.

Mund të bashkëjetojë me reaksione të tjera alergjike, si dermatiti alergjik (ekzema), riniti alergjik. Pas infeksionit të parë, që do të përfshijë diagnozën, mund të parandalohet dhe kontrollohet që të mos na shqetësojë shumë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.