Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Saimir Tahiri mbërrin në GJKKO, rinis sot përballjen me drejtësinë

11:02 / January 17, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri ne gjykate 770x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, sapo ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, raporton BW. Në GJKKO nis sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit. Ishte pikërisht Gjykata e Posaçme që riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.