Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Pas pritjes zyrtare në Rinas, presidenti turk nis vizitën në Shqipëri (Fotot)

11:06 / January 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 01 17 at 10.48.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Avioni i tij ka zbritur në tokën shqiptare në orën 10:30, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Sapo kreu i shtetit turk ka zbritur nga shkallët e avionit, është takuar përzemërsisht me kryeministrin shqiptar, ndërsa janë përshëndetur me kokë.

Në një ceremoni zyrtare të përgatitur për nder të tij, janë vendosur dy himnet kombëtare të të dy shteteve. Ndonëse ardhja e Erdogan ishte parashikuar që të ishte në orën 09:25, avioni i presidentit turk ka zbritur në tokën shqiptare një orë me vonesë.

Kjo vizitë përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Më pas nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

Rama dhe Presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeministri, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt i rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore. Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë të posaçme parlamentare.Policia e Shtetit ka shtuar masat për pritjen e kreut të shtetit turk. Akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan dhe bulevardet “Dëshmorët e Kombi”, “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri”, dhe shumë të tjera do të bllokohen me orare të caktuara.

Screenshot 3 14
WhatsApp Image 2022 01 17 at 10.48.16 1
WhatsApp Image 2022 01 17 at 10.45.22 594x450 2

Erdogan Rama rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.