Pas vendimit të AKU për produktet e kosit dhe të salcës së kompanisë ‘Gjirofarma’, një reagim zyrtar ka ardhur edhe nga ‘Gjirofarm’ në lidhje me bllokimin e ushtrimit të aktivitetit të kësaj shoqërie.
Sipas AKU, pas kryerjes së analizave përkatëse, rezultoi se në produktet e kompanisë në fjalë kishte një prezencë të lartë mikrobike, të cilat përbënin rrezik për shëndetin e popullatës.
Në këtë reagim, ‘Gjirofarma’ thotë se në veprimtarinë e saj thelbësore është siguria dhe shëndeti i konsumatorëve, dhe se në asnjë rast nuk do të ndërmerrnin veprime që mund të vënë në rrezik ata.
AKU i bllokoi kosin pasi përmbante një mikrob të rrezikshëm
Shoqëria ka siguruar ndërkohë në reagimin e saj të gjithë konsumatorët dhe bashkëpunëtorët, se ajo është një kompani me përgjegjshmëri të lartë sociale, ndërsa njofton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së produkteve të saj.
“Shoqëria Gjirofarma sh.a. ka thelbësore në veprimtarinë e saj sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve dhe në asnjë rast nuk do të ndërmerrte veprime që mund t’i vënë ata në rrezik. Ajo siguron publikun, konsumatorët dhe bashkëpunëtorët e saj se është një shoqëri me përgjegjshmëri të lartë sociale dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve të saj.”, thuhet në reagimin e Gjirofarmës.
AKU njoftoi disa ditë më parë se, pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë. Ndërkohë, konsumatorët duhen të paraqiten në kasën e marketit apo dyqanit ku kanë blerë për të marrë mbrapsht paratë.
