Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim nismat rajonale për treg të përbashkët, Shqipëria gati për negociatat!

11:11 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministyrja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për Qeverinë e re gjermane nuk ka asnjë qëndrim të ndryshuar për Shqipërinë. Vendi ynë i ka plotësuar kushtet dhe duhet të hapen sa më parë negociatat me Bashkimin Evropian. Mesazhin e ka dhënë në Tiranë ministrja e re federale për Evropën, Anna Luhrmann.

Pas takimit me zv. kryeministrin Ahmetaj, Luhrmann nënvizoi shpreson që ‘vetoja’ bullgare të marrë fund sa më shpejt, ndërkohë që nga ana e tij zv. kryeministri shqiptar tha se integrimi nuk mund t’i lihet lojërave të vendeve të treta.

Ministrja gjermane mbështeti hapur edhe nismat si ‘Ballkani i Hapur’. Ajo tha se Procesi i Berlinit mbetet prioritar për Qeverinë federale por nismat e liderëve të rajonit janë të mirëpritura dhe duhet të çojnë drejt një tregu rajonal. Sipas saj duhet të bëhet gjithçka që të jenë gjithëpërfshirëse.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit. Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, që u mbajt në 14 dhjetor në Bruksel, Luhrmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

gjermane Ministrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

14:00 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

BE njofton planin për të kufizuar aksesin në rrjetet sociale për fëmijët

12:08 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.