Një kamp me shqiptarë është përmbytur nga shirat dhe ujërat e lumit Garonne në Toulouse të Francës.
Përmbytja shkatërroi kampin e improvizuar në Toulouse në brigjet e lumit. Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të tendave që kishin ngritur.
Ata janë kthyer për të jetuar pas shirave të rrëmbyeshëm, por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore, shkruajnë mediat franceze.
Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa autoritetet lokale bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë bërë ende asnjë kërkesë për strehim.
