Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Erdogan sërish në Shqipëri në maj!

21:56 / January 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk Recep Taip Erdogan gjatë deklaroi se do të vizitojë sërish Tiranën në fund të majit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, kreu i shtetit turk deklaroi se do të jetë i pranishëm në hapjen e xhamisë së re Namazgjasë në fund të muajit Ramazan.

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan  Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.

Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turke do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit. Xhamia ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra. Xhamia e re është drejt fundit dhe pritet të inaugurohet në fund të muajit të Ramazanit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 17 janar zhvilloi një vizitë 1-ditore në vendin tonë që përkoi me përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Erdogan e nisi vizitën me ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Lagjja e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro është financim i qeverisë turke. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.

Erdogan më pas zhvilloi edhe një takim me Ramën në kryeministri që u pasua me një konferencë të përbashkët për shtyp dhe nënshkrimin e 7 marrëveshjeve mes dy qeverive. Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë dhe e mbylli me inaugurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Erdogan maj Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.