Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjendet e vdekur në kanal një grua në Kuçovë, zbardhet shkaku përse e vrau komshiu i saj

09:17 / January 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61ea68b10994f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozarë, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportuar gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes,58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.