Në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar rastet e para të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave.
Epidemiologu Veterinar, Kujtim Mersini thotë se kjo sëmundje mund të vijë shumë shpejt tek stallat e derrave në Shqipëri. Nëse parandalimi i sëmundjes nuk ndodh në kohë, fermerët rrezikojnë të humbasin të gjithë popullatën e derrave që kanë në stallë.
“Murtaja Afrikane e Derrit është një smëundje efektive që prek derrat e butë dhe të egër. Problemi është një që në popullatën e derrave të butë ka një mortalitet shumë të lartë që do të thotë se ngrodh të gjithë tufën e derrave dhe shkakton dëme masive në ekonomi.
Sëmundja është pranë nesh pasi është shfaqur në Maqedoninë e Veriut që do të thotë se duhet të rrisim vigjilencën si veterinare, por edhe mbarështruesit e derrave duhettëjenë të kujdesshëm nëse kanë në stallëne detyre që derrat pësojnë një ngrodhje të menjëhershme skanë asnjë shenja, dhe derrat të cilat në trupin e tyre shfaqen hematoma pra shena maci. Atëhere fermeri menjëhere duhet të njoftojë shërbimin veterinar përmes numrit të gjelbërt që ofrohet nga Autoriteti Veterinarisë dhe Mbrojtës së Bimëve”, deklaron Kujtim Mersini.
Transportuesit numër një të kësaj sëmundje janë derrat e egër, për këtë arsye epidemiologët veterinar rekomandojnë mbarështruesit e derrave që gjënë e gjallë të mos e lëshojnë në kullota, por t’ia japin ushqimin në stallë.
