Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Mara, i cili mbyti, zhveshi dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli. Ai është përballur sot me togat e zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën sigurisë. Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta, prokurori Elidon Hyseni, në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin ‘të ligjshëm’ të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat.
Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysme e zhveshur në kanal,vrasësi ka deklaruar para gjykatës se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal,i janë hequr tutat.
Gjyqtarja Matilda Llangozi, pasi u njoh me provat e organit të akuzës, e cilësoi “të ligjshëm” arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për vrasësin Fetah Marra masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.
Idris Kazazi, avokati i vrasësit, i caktuar nga shteti, ka deklaruar se vrasësi e ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Sipas avokatit ka qenë viktima e cila i ka pasur borxh vrasësit një sasi parash.
