Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Botohet vepra “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” me rrëfimet e panjohura për jetën e aktores

14:36 / January 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51834330468 61a273b3d8 k
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë për lexuesin nga autorja Anila Mema. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë deri 40 vjet më parë nga jeta skenike e aktores së famshme shqiptare, e shoqëruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallë bëhet edhe më i veçantë për faktin se është ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti.

Në shenjë vlerësimi për profesionalizmin, talentin dhe bukurinë që i fali skenës dhe ekranit shqiptar, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i dorëzoi artistes së madhe Tinka Kurti një objekt simbolik në formën e një copëze shkëmbi.

“Jemi bashkuar për të celebruar këtë moment për një njëri të veçantë, për një muzë për të gjithë ne. Tinka ka guxuar shumë! Për mua, të ndash kaq shumë nga vetvetja dhe ta bësh këtë në mënyrë publike, përtej roleve që ke bërë më parë, përtej çdo gjëje të kaluar nëpërmjet ekranit dhe teatrove, në çdo moment që ke qenë afër publikut, në të gjitha format ti ke dhënë nga vetja jote, por të ndash kaq shumë nga vetvetja, duke nxjerrë mendimet e tua të mbrëmjes me bashkëshortin, çdo mendim intim, çdo mendim të sinqertë e të pastër, do guxim. Vetëm një grua e guximshme mund ta bëjë këtë dhe jam vërtetë krenare që ti je shembull për gra e për vajza”, tha Margariti.

Aktorja Tinka Kurti vlerësoi secilin prej atyre që kontribuan për realizimin e botimit.

Autorja e botimit, gazetarja Anila Mema, tregoi se është një ditar i rrallë në llojin e vet, një gërshetim prej shpirti e fryme, një përzierje e plotë ndjesie, madhështie, sinqeriteti, emocioni, dëshire, përjetësie, pikëllimi, intimiteti, suksesi a dështimi. “Përmes këtij libri do ta njohim Tinkën tonë, në një tjetër dimension, në dimensionin njerëzor, atë të njeriut – artist, me të pathënat e saj, me përjetime e ndjesi të thella, me dëshmi e rrëfime të sinqerta, e të pazbukuruara, për të treguar jetën… atë jetën e paskuintave që spektatori nuk e sheh dhe e as nuk e di çfarë fsheh. Janë dëshmi të vyera që vijnë në formën e ditarit, dhe kanë nisur të shkruhen që 70 vjet më parë dhe meritë për këtë thesar, ka vetëm një njeri- i shoqi i artistes sonë, Palokë Kurti”, tha Mema.

Palokë Kurti e ka mbajtur ditarin e jetës së artistes sonë, me vullnet të pashoq dhe me largpamësi, duke e ditur se vite më vonë, shkrimet e tij do të merrnin tjetër peshë. Ka shkruar për pjesën më të madhe të roleve të hershme, ato role të realizuara gjatë viteve të para të karrierës së saj, që nga vitit 1950 kur u bë pjesë e shfaqjes “Përbysja” në Teatrin Migjeni të Shkodrës, e deri në vitin 1990 në shfaqjen “Franku V”. “Ditari i një bashkëshorti” është një ditar që flet qartazi në mënyrë kronologjike për çdo rol, skene a filmi ku ka luajtur “Artistja e Popullit” Tinka Kurti, një titull ky që preferon më shumë nga gjithë të tjerët.

51833274032 4dc5219dff k
51833285747 2ef433318c k
51834954885 2819eee547 6k

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.