Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama sulmon Metën, Bashën dhe Berishën dhe jep porositë për 6 marsin: Në 6 sheshe, për 12 ose 18 përsheshe

10:53 / January 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama322 1 770x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, kreun e PD Lulzim Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka oflur për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Një objektiv i ri afatshkurtër është shfaqur papritur para nesh me nxjerrjen e dekreteve presidenciale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki pas një periudhe të gjatë shkeljeje dhe shtypjeje të Kushtetutës nga ana e zotërisë, i cili e mban institucionin e Kreut të Shtetit peng të hënës së tij, edhe për pak kohë fatmirësisht. Ne do ta përmbushim me seriozitet detyrimin tonë për të garuar që në këto 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e PS. Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por pa lënë pas dore asnjë angazhim tjetër dhe duke mos e humbur fokusin nga këshillimi kombëtar në gjithë territorin e vendit. Sepse këshillimi kombëtar është dhe një shtysë që gjithë deputetit të kthehen tek njerëzit.”

“Forcat e angazhuara në këto 6 bashki do të jenë forcat vendore, deputetët dhe partia e këtyre njësive, së bashku me drejtuesin politik të qarkut. Mesazhet tona duhet të jenë të lidhura thuajse tërësisht me hallet, me problemet dhe me shpresat e komuniteteve vendore të këtyre bashkive. Ndërkohë që sa më pak politikë në këto zgjedhje, aq më mirë, pasi politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë. Nga njëra anë ne me ofertën tonë të punës për komunitetin, nga ana tjëtër kundërshtarët tanë politikë, në 6 sheshe, për 12 ose 18 përsheshe, varet si do rreshtohen. Po 12 minimumi, 18 e mundshme, edhe më shumë mbase. Nga njëra anë ne, 6 kandidatë, të cilët do të ofrojnë një mundësi zgjedhjeje të bazuar tek puna konkrete, nga ana tjetër ata me 12, 18 ose më shumë që do të luftojnë për mbijetesën politike të 2-3 udhëheqësve partiakë këtu në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje në vetvete. Nga njëra anë ne, këta që jemi me të mirat, me të metat tona, në një garë për të punuar më shumë, më mirë, për Shkodrën, për Durrësin, për Dibrën, për Vorën, për Lushnjën dhe Rrogozhinën, nga ana tjetër ata me bravat, varetë, trastat me deokorata, të gjithë kundër të gjithëve, për të provuar forcat mes tyre në kurriz të atyre bashkive dhe hipur mbi shpinën e anëtarësive të këtyre partive. Dy PD, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti, më e madhe se të dyja bashkë, ngjitur me të madhen e të trejave. Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata dhe non grata. Tre popuj nga mbrapa tyre”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.