Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama i prerë me socialistët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni përballë të lajthiturve!

11:16 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me deputetët socialistë, të pranishëm në komisionet parlamentare, teksa ju ka kërkuar të përmbahen në debate me kundërshtarët politikë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu tërhoqi vëmendje deputetëve të tij, teksa ju tha se nuk duhet të degradojnë debatin në “kush je ti e kush jam unë”.

“Së fundi, një vërejtje, të gjithë duhet të përmbahen e të përmbajnë njëri-tjetrin në komisionet parlamentare për të mos lejuar që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë”. Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq, të cilat nuk na ndihmojnë fare që ta përmirësojmë sadopak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve”, tha Rama.

Më tej, kryeministri i kërkoi kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, që të organizojë një cikël dëgjesash me ministrat, duke filluar nga java e parë e shkurtit.

Nga java e parë e shkurtit, kreu i grupit të organizojë një cikël dëgjesash me ministrat, me dyer të mbyllura ku ministrat t’i përgjigjen deputetëve për të gjitha pyetjet, shqetësimet, kërkesat ankesat, dhe deputetët të dëgjojnë planet për këtë vit e të njihen me hapat që janë planifikuar të hidhen.

Axhenda e objektivave dhe punës së çdo ministri të jetë e qartë për komisionet përkatëse. duke qene se mund të ketë deputetë të tjerë, që mund të kenë interes të ballafaqohen me një ministër, mund të marrin pjesë, pra dëgjesat mund të mbahen këtu, dhe të jenë lehtësisht të pranishëm”, u shpreh kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.