Në kulmin e debatit për zgjedhjen e kreut të ri të FSHF-së, të tjera fakte dalin në dritë, e kësaj radhe lidhen me pagat e majme me të cilat i paguan Duka vartësit e tij.
Federata Shqiptare e Futbollit është sot një nga institucionet që jep për stafin e saj të tejfryrë paga të majme që variojnë nga 2 deri në 5 milionë lekë, pavarësisht pozicionit, specialist apo drejtor institucioni.
Piramidën e pagave të majme e kryeson Ilir Shulku me 5 milion e 200 mijë lekë si Sekretar i Përgjithshëm i FSHF. Më pas vijnë: Aldi Topçiu, Andi Verçani etj. me mbi 2 milionë lekë.
FSHF është aktualisht nën hetim edhe nga Prokuroria për shpërdorim fondesh si dhe për shitjen e ndeshjeve.

