Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përplasja FSHF-Bashki e Tiranës, reagon PD: Veliaj po bën presione dhe shantazh

17:02 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1632562467 1601714649partiademokratike1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës në lidhje me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit Tirana.

PD thotë se Erion Veliaj po bën presion ndaj mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana.

“Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë ai do të përdorë çdo mjet të paligjshëm për ta zaptuar. Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre. Larg duart nga futbolli sepse ai është sporti i qytetarëve dhe Veliaj në fakt është përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS! I ftoj anëtarët e shoqatës Tirona që të distancohen nga një njeri i lidhur me Ndraghetën dhe po aq dhe me mafien e plehrave pasi njerëz si ai e bëjnë pis këdo që i qëndron afër. Veliaj dhe kushdo tjetër ta harrojnë që ne si qytetarë dhe si politikanë do ta falim atë dhe sërën e tij për këto sjellje të ulëta dhe të ndyra karshi Tiranës dhe figurave të nderuara të saj”, thuhet në reagimin e PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.