Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzon në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars.
Po ditën e sotme, edhe Partia Socialiste ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në fushatë të angazhohen vetëm deputetët e qarqeve ku ka bashki pa kryetarë dhe drejtuesit e qarqeve.
Partitë Politike kanë kohë deri më 9 Shkurt për të dorëzuar kandidaturat në KQZ.

