Shumicën e netëve, pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini.
Kwshtu nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit ‘Lovehoney’ kishte anketuar 2,300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks.
Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, ku ‘majën e eksitimit’ e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit.
E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes kohës 11:00 dhe 14:00.
Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, dhe jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera. Disa prej këtyre arsyeve, i keni më poshtë.
Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv
Në një anketim të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i kishte pyetur rreth 1,000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve 53% kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.
Seksi i mëngjesit e lufton stresin
Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë.
Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes
Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh.