Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kushtet e daljes në pension

16:24 / January 26, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
instituti sigurimeve pensione
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sikundër ndodh me shumë shërbime të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore, edhe vërtetimi për periudhat e punës të kryera në ndërmarrjet shtetërore para vitit 1994 mund të merret online nëpërmjet portalit “e-albania”. Çdo person që ka qenë i punësuar pranë këtyre strukturave mund të konfirmojë nëpërmjet vërtetimit përkatës, vjetërsinë e punës të vlefshme për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Në ndryshim nga aplikimet e tjera, për të marrë këtë vërtetim nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues gjatë procedurave që do të duhet të kryeni online në portal.

Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer në ndërmarrjet shtetërore para datës 1 janar 1994 është që të hyni në portal nëpërmjet adresës www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit.

Pasi të bëni identifikimin në portal duhet që të zgjidhni shërbimin e cilësuar si: “Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994) dhe të klikoni në butonin “Përdor”. Menjëherë do t’ju shfaqet formulari përkatës në të cilin duhet të plotësoni të dhënat e kërkuara në lidhje me subjektin ku ju keni punuar. Pasi të bëni plotësimin e formularit në të gjitha rubrikat, mund të vijoni me dërgimin e tij. Pas procesimit që do të bëhet me verifikimin e formularit nga strukturat përgjegjëse, më tej ju do të mund të gjeni në çdo kohë vërtetimin përkatës në seksionin “Dokumentet e mia” që ndodhet tek hapësira juaj në portalin “e-albania”. Periudha e vlefshmërisë së këtij vërtetimi është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloja tarife për marrjen e tij. Po në të njëjtën formë do të mund të veproni edhe për sigurimin e vërtetimit që konfirmon vjetërsinë e punës të kryer në subjekte të ndryshme për periudha nga data 1 janar 1994 deri në vitin 2011. Ky shërbim ofrohet në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar.

Nëpërmjet portalit online do të mund të merrni edhe vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore nga viti 2012 e në vijim. Ndryshe nga dy periudhat e mëparëshme, vërtetimi me vulë elektronike për vjetërsinë kontributive të kësaj periudhe kohore gjenerohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar dhe përmban të dhëna duke filluar nga viti 2012. Pasi të bëni aplikimin përkatës mjafton që ju të klikoni butonin “Përdor” për të parë dhe shkarkuar vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore si i punësuar me vulë elektronike përgjatë këtyre viteve. Vërtetimin mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin “e-albania”.

Çdo qytetar që është në prag të përmbushjes së kushteve të daljes në pension mund të aplikojë paraprakisht duke plotësuar kërkesën paraprake për përfitim. Plotësimi i kërkesës paraprake nuk është i detyrueshëm dhe nuk ju shmang nga plotësimi i kërkesës për përfitimi pensioni pleqërie, por rekomandohet të plotësohet në mënyrë që aplikuesi të mos rrezikojë zgjatjen në kohë të marrjes së pensionit në momentin që i lind e drejta e përfitimit. Koha nga dorëzimi i kërkesës deri në momentin e lindjes të së drejtës, është e nevojshme që specialistiët e sigurimeve shoqërore të verifikojnë në kohë dokumentacionin e dorëzuar. Personi i interesuar, 1 deri në 12 muaj para se t’i lindë e drejta për përfitim, mund të paraqesë kërkesën paraprake për daljen në pension.

Hapat që duhet të ndiqni për secilin nga vërtetimet e periudhave të punës:

Fillimisht duhet të hyni në portalin e-albania në adresën www.e-albania.al, ku duhet të identifikoheni si qytetar.
Për të marrë vërtetimin për vjetërsinë e punës në ndërmarrjet shtetërore duhet të zgjidhni shërbimin “Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994) dhe të klikoni në butonin “Përdor” për të plotësuar formularin me të dhënat e kërkuara. Pas procesimit vërtetimin mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin.
Për vërtetimin e vjetërsisë kontributive nga 1994-2011 duhet të zgjidhni shërbimin “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 01.01.1994 deri 31.12.2011” dhe të plotësoni formularin e përcaktuar dhe të dërgoni aplikimin. Pas procesimit vërtetimin mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Ndërsa për periudhën kontributive pas 2012 duhet të zgjidhni shërbimin “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)” dhe të plotësoni formularin përkatës dhe të klikoni “Përdor” për të parë dhe shkarkuar menjëherë vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore si i punësuar me vulë elektronike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.