Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte cfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun.
Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë.
” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”, “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”, “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë” ishin disa nga statuset e Florianit.
Tashmë pas hekurave, shprehet një mbështetje e madhe për veprimin që ai bëri.
“Të lumtë dora”, “hallall qumështi i nënës”, e urime për të lënë qelinë sa më shpejt, janë komentet më të shpeshta.





