Preparatet e kanabisit përdoren në mjekësi në disa vende të ndryshme të botës. Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, thotë se Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Medikamentet ka licencuar disa lloje, të cilat shërbejnë për të lehtësuar dhimbjet e disa sëmundjeve.
“Nuk është se këto preparate kanë tendencë të shërojnë patologjinë. Janë preparate si kapsula, si spray që janë të licencuara ku mund të përftojnë. Ato kanë më shumë një përmirësim në mënyrë modeste të simptomatologjisë të sëmundjes bazë. FDA ka licencur tre lloje preparatesh që përdoren momentalisht, që është Donabinoli. Preparat tjetër është Nabiloni. Preparat i licencuar është Naksibimoli i cili është një ekstrakt i Etanol kanabisit i cili përpunohet në formën spray”.
Po në cilat sëmundje përdoren preparatet e kanabisit?
“Donabinoli përdoret tek të sëmurët të cilët janë në kemioterapi, pa asnjë protokoll dhe kemioterapia mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella. Në raste të tjera janë tek të sëmurët që janë me Hiv Aids, janë pacientë të cilët për një kohë të gjatë kanë anoreksinë. Mund të përdoret tek pacientët tek të rriturit të cilat kanë dhimbje kronike. Aksibimoli, përdoret më shumë teksa sklerozat mulplite”.
Mjekut tostikolog, Andrin Tahiri, në Shqipëri, shpjegon se vaji i kanabisit është përdorur në Shqipëri nga familje që kanë pasur të sëmurë me tumore, edhe pse nuk është i licencuar.
“Në rastin tonë në Shqipëri kanë qenë raste të izoluara nga familjarët dhe diskutime me kolegë të onkologjikut. Kolegët kanë pasur tendenca për përdorimin e vajit të hashashit, por me një ndryshim, vaji i hashashit në Shqipërisë është ilegal dhe nuk e ka atë cilësi të përgatitjes…”
Kryeministri Edi Rama e ka nxitur debatin për legalizimin e hashashit për qëllime mjekësore me anë të pyetësorit për Këshillimin Kombëtar me qytetarët. 64 vende në botë e lejojnë kultivimin për qëllime mjekësore, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut dhe Malta që është vend anëtar i Bashkimit Europian. / Klan
