Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit iu kundërpërgjigj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Përmes ironisë, Spiropali e nisi fjalën me një urim për Bashën, për vendimin e Gjykatës së Tiranës që e njeh zyrtarisht si kryetar të PD-së. Mes të tjerash ajo i sugjeroi Bashës që të sqaroi pozicionin për demokratët.
“Urime Basha, nëse përsëriten në Kuvend, do kuptoni se është i njëjti fjalim me ndryshim paragrafësh dhe me theks të caktuar. Sqaro pozicionin tënd te PD pastaj kërko llogari. Ju keni pasur halle me brava dhe nuk keni qenë i vëmendshëm. Ato që dëgjohen përmes kamerës dhe regjimet në Kuvend, janë të njëjtat. I dëgjoj fjalimet e Bashës. Janë të njëjta. Ajo shprehja proverbiale me fyell i përshtatet më së miri përsiatjeve në këtë foltore. Dua t’i kujtoj kryetarit tek pullë, me pullë që ai të derdhë përsiatjet e tij prej gjeli, por shqiptarët nuk janë pula. Zoti Basha bën mirë që të shoh marrëdhëniet me shqiptarët dhe demokratët dhe më pas të kërkojë llogari në Kuvend. Ju keni pasur disa punë e halle me tokmak dhe të vini më pas dhe të hidhni baltë për proceset e zgjedhjeve. Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër, por humbja juaj e radhës. Sa më shpejt ta pranoni, aq më shpejt do të ndryshoni. Pranoni të vërtetën. E vërteta të bën më të lirë.
Pranoni se zgjedhjet e 25 prill ishin humbja juaj. Duke nisur nga fakti që ju përmendi këtu pengesa të vazhdueshme për të ngritur komisione hetimore. Po kush ju ka penguar? Shumica ju ka mbështetur. Komisionin hetimor për zgjedhjet, për inceneratrorët, maxhoranca ka qenë e gatshme. Ju në kohën tuaj të arrestuar në shtëpi, i mbronit me nder. Kur vjen puna për standarde, për ndryshim rrënjësor të sistemit ju nuk ballafaqoheni me ne. Kemi thënë ne se korrupsioni është zhdukur? Jo! Zoti Basha vetëm fshihet. Por nuk mund të fshihet këtu as në partinë e tij. Për të vazhduare me ato që pretendon zoti Basha, shifrat për ekonominë janë aty. Sot presidenti i shkarkuar ju nis mesazhe dhe ju isharete. Ç’punë kemi ne? A ishit ju në zgjedhjet e 25 prillit? Ai i 2 marsit. Ju që kishit sjellë demokracinë në vend.”, tha Spiropali.
